Eksperti i sigurisë, Burim Ramdani, ka theksuar se Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është i domosdoshëm dhe nuk duhet të ketë vonesa.
Ai ka shtuar se rreth tre vite janë humbur për këtë legjislacion të nevojshëm dhe se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë efektivisht për të avancuar këtë kornizë ligjore.




