Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës, duke thënë se vendi ndodhet në bllokadë institucionale dhe ka nevojë për një zgjidhje të re politike.
Ai fillimisht përmendi si propozim ish-presidentin Hashim Thaçi, por theksoi se kjo mund të mos jetë e pranueshme politikisht.
Në vend të tij, Buja propozoi Jakup Krasniqin, duke e cilësuar figurë konsensuale dhe duke theksuar parimin e prezumimit të pafajësisë.




