Në përgatitje për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Komisioni “Women and Sport” i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) zhvilloi takim me Komiteti Olimpik i Kosovës, duke diskutuar rolin dhe pjesëmarrjen e grave në këtë ngjarje sportive.
Në takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Lakovos Filipoussis, i cili theksoi rëndësinë e barazisë gjinore në sport, si në pjesëmarrjen e sportisteve, ashtu edhe në strukturat organizative. Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, falënderoi Filipoussis për përkrahjen dhe bashkëpunimin në promovimin e grave në sport.




