Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar dhe 32 me dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit fatal, një person ka humbur jetën, ndërsa në 19 raste të tjera janë raportuar të lënduar.
Autoritetet kanë shqiptuar 2.612 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Në të njëjtën periudhë janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.




