Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot i është dhënë lamtumira e fundit aktivistit, ish-të burgosurit politik dhe artistit Mentor Kaçi.
Kurti kujtoi vizitën që i kishte bërë Kaçit në janar të vitit të kaluar, duke rikujtuar pjesë nga jeta dhe veprimtaria e tij. Ai theksoi se Kaçi ishte burgosur dy herë për idealet e lirisë, në vitin 1981 dhe 1991, dhe se bashkë me shokët e tij kishte qepur uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Kurtit, jeta e Mentor Kaçit ishte ndërthurje e përkushtimit kombëtar dhe krijimtarisë artistike, ndërsa vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.




