Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar pas zhvillimeve të fundit të sigurisë.
Në një njoftim publik, ajo ka apeluar që qytetarët të ndjekin me vëmendje udhëzimet e autoriteteve vendore dhe njoftimet zyrtare, duke theksuar se situata po monitorohet nga afër.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Ambasada e Kosovës në Izrael, ka bërë të ditur se është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse.




