Ambasada e Kosovës në Riad u bën thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman të tregojnë kujdes maksimal për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.
Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore, të informohen përmes mediave zyrtare dhe të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe ushtarake.
Ambasada do të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
☎ Numri për raste urgjente: +966 53 750 88 35 (Riad).




