Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka përkujtuar më 28 shkurt 1998 viktimat civile të ekzekutuara nga forcat serbe në fshatrat Likoshan dhe Çirez.
Ai theksoi se plagët e këtyre ngjarjeve mbeten të hapura, pasi drejtësia për viktimat ende nuk është arritur.
Hamza vuri në dukje se liria e sotme e Kosovës është amanet i të rënëve dhe nënvizoi rëndësinë e mosheshtjes përballë padrejtësive.
Ai përfundoi me mesazhin: “Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”




