Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme, duke e përshkruar situatën si “të rrezikshme për të gjithë”.
Ai thekson se një konflikt mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit mund të ketë pasoja serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Macron ka bërë thirrje që Irani të angazhohet me vullnet të mirë në negociata për të ndalur programet bërthamore dhe raketat balistike, si dhe aktivitetet rajonale që destabilizojnë sigurinë.
Ai ka shtuar se populli iranian duhet të ketë mundësi të ndërtojë një të ardhme të lirë.
Presidenti francez ka njoftuar se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe do të konsultohet me aleatët evropianë dhe rajonalë.




