Sipas raportimit të zëdhënësit i Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Iran, Mojtaba Khaledi, ka bërë të ditur se mbi 20 provinca në vend janë prekur nga sulmet amerikane dhe izraelite të së shtunës.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për identifikimin e të plagosurve dhe viktimave, pas një sulmi në një shkollë në qytetin e Minab.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mbajnë distancë prej 100 metrash nga zonat e prekura dhe të shmangin grumbullimet. Më herët, guvernatori i Minabit ka raportuar se 40 nxënës kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.




