Aleanca transatlantike me 32 shtete anëtare ka bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet në Iran dhe në rajonin përreth. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, konfirmoi se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Sipas raportimit të Associated Press, vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, janë të lidhura nga Neni 5 i traktatit, i cili parashikon se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.
Aleanca ka sqaruar se ndihma e përbashkët mund të përfshijë ose jo përdorimin e forcës së armatosur, duke lënë në dorë të aleatëve përcaktimin e masave të nevojshme për ruajtjen e sigurisë në zonën e Atlantikut të Veriut.
Ndërkaq, Neni 6 përcakton kufijtë gjeografikë të këtij detyrimi, kryesisht në rajonin e Atlantikut të Veriut, në veri të Tropikut të Gaforres.




