Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas sulmeve të ndërmarra mëngjesin e sotëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.
Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se operacioni synon largimin e kërcënimit që, sipas tij, paraqet regjimi iranian. Ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë veprim.
Netanyahu theksoi se Irani nuk duhet të jetë i pajisur me armë bërthamore, duke argumentuar se një zhvillim i tillë do të përbënte rrezik për rajonin dhe më gjerë. Sipas tij, veprimet e përbashkëta synojnë të krijojnë kushte për një të ardhme më të sigurt.
Lidhur me zhvillimet ka reaguar edhe presidenti amerikan, ndërsa mediat ndërkombëtare po raportojnë për situatën.




