Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpërndarë një postim në lidhje me konfliktin në Lindjen e Afërme, duke vlerësuar veprimet e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai tha se, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë dakord me vendimet e tij, përkrahjen ia ka dhënë dhe vazhdon t’ia japë si qytetar i Kosovës dhe shqiptar.
Lladrovci gjithashtu komentoi situatën rajonale, duke sugjeruar se nga zhvillimet dhe pamjet e fundit, po shihen qartë pozicionet e palëve dhe përfshirja e Serbisë në atë që ai e përshkroi si “boshti i së keqes”.
Ai shprehu dëshirën që të mos jetë e nevojshme ndërhyrja e Presidentes Vjosa Osmani me një telefonatë ndaj Trump.




