Liria për popullin iranian është më afër se kurrë, shkroi Ramush Haradinaj.
Ai theksoi se në momentet vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar vendosmërinë dhe forcën në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë.
Kosova qëndron fuqimisht pranë aleatit strategjik, SHBA-së, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar.
“Ne besojmë fuqimisht se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme,” shkroi Haradinaj.
Ai përfundoi me urimet: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë të gjithë aleatët tanë.”




