Mediat izraelite kanë raportuar se Udhëheqësi Suprem i Iran, Ali Khamenei, mund të jetë vrarë pas sulmeve të fundit ajrore, ndërsa pretendohet se kontaktet me të janë ndërprerë.
Sipas këtyre raportimeve, ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ka qenë edhe pallati i tij në Teheran, i cili thuhet se është shkatërruar, së bashku me dhjetëra objekte të tjera ushtarake dhe institucionale në pjesë të ndryshme të vendit.
Një zyrtar izraelit ka deklaruar se në shënjestër kanë qenë gjithashtu presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantë të lartë të ushtrisë.
Megjithatë, rezultatet e sulmeve mbeten të paqarta dhe deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me fatin e Khameneit.




