Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke kritikuar mungesën e transparencës vetëm pak ditë para votimit.
Sipas tij, qytetarët ende nuk i dinë emrat e kandidatëve, ndërsa një situatë e tillë, vite më parë, do të ishte konsideruar si dështim serioz i demokracisë dhe i parimit të transparencës ndaj votuesve.
Mehmetaj thekson se mungesa e llogaridhënies nga politikanët është rrugë e sigurt drejt autokracisë.
Ai akuzon kryeministrin Albin Kurti se po e çdemokratizon dhe defunksionalizon vendin, duke shtuar se kjo, sipas tij, po ndodh edhe me ndihmën e opozitës.




