Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ashpër pas krahasimit të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, mes sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Fetoshi ka thënë se mesazhet e Vuçiqit nuk janë vetëm retorikë për sovranitetin, por mbrojtje e Millosheviqit dhe përpjekje për të normalizuar gjenocidin në emër të sovranitetit.
Në një postim në Facebook, Fetoshi theksoi se këto janë mbrojtje për Serbinë, e cila është përgjegjëse për krimet e luftës dhe masakrat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, të cilat janë vërtetuar nga aktgjykimet ndërkombëtare. Ai shtoi se krahasimi i NATO-s me agresor është pjesë e një strategjie më të gjerë të Serbisë, që është e lidhur ngushtë me aleancat me Rusinë, Iranin dhe Kinën, dhe që përbën një sfidë serioze për rendin ndërkombëtar të vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Fetoshi përfundoi se një lider që mohon vendimet gjyqësore për krimet e shtetit të tij nuk mund të jetë partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë, duke paralajmëruar se Serbia, e cila vazhdon të riciklojë mitet nacionaliste të epokës së Millosheviqit, është një rrezik për projektin europian dhe paqen në rajon.




