Projektbuxheti 2026 ka nxitur reagime nga opozita, e cila vlerëson se sektori i energjisë është lënë në plan të dytë dhe se procedurat e përshpejtuara kanë kufizuar debatin parlamentar.
Deputeti i Partis Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se mungojnë investimet kapitale serioze dhe paralajmëroi se pa rritje të kapaciteteve prodhuese vendore do të ketë më shumë import dhe shtrenjtim të energjisë. Në të njëjtën linjë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, theksoi se mungesa e një plani të qartë dhe investimeve direkte rrezikon rritje të mëtejme të faturave.
Ajo përmendi nevojën për një plan të qartë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, ndërsa theksoi se kërkesa për rritje mbi 20 për qind e tarifave nga KESCO tashmë është në shqyrtim.




