Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosova, pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar mbrëmjen e 28 shkurtit 2026, rreth orës 22:00, kur ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e një burri rreth 50 vjeç.
Dyshohet se viktima, me inicialet R.B., ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rregulluar një problem teknik, kur ka pësuar goditje nga energjia elektrike, duke marrë lëndime fatale. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai nuk ishte punëtor i KEDS.
Në vendngjarje kanë dalë hetues policorë nga rajoni i Prizrenit, si dhe njësitë përkatëse të forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet fillestare.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.




