Ambasada e Kosovës në Riad njofton se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka kërkuar nga shtetet informacion mbi qytetarët e huaj që kanë nevojë për viza emergjente.
Kjo përfshin dhënat personale, informacionin e pasaportave dhe destinacionet e tyre, për t’u mundësuar kthimin në vendet përkatëse.
Procedura vlen për qytetarët e vendeve të rajonit, përfshirë Kuvajt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman.
Ata që kanë nevojë për asistencë mund të kontaktojnë ambasadën për udhëzime të mëtejshme.




