Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se gjatë 24 orëve të para të operacionit “Tërbimi Epik” janë goditur mbi 1.000 objektiva në Iran.
Sipas CENTCOM-it, në operacion u përdorën bombardues të padukshëm, dronë, avionë luftarakë dhe sisteme mbrojtjeje antiraketore. Objektivat përfshinin qendra komande dhe kontrolli, baza të raketave balistike dhe selinë e përbashkët të Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).




