Delegacioni i Doganës së Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 25-të të Nënkomitetit për Integritet të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), ku administratat doganore nga e gjithë bota diskutojnë për forcimin e integritetit dhe transparencës në funksionet doganore.
Diskutimet përfshijnë zbatimin e Strategjisë 2025-2028 të OBD-së, lidhjen ndërmjet korrupsionit dhe krimit detar, si dhe përdorimin e të dhënave për parandalimin e mashtrimeve.
Dogana e Kosovës falënderon Norvegjinë 🇳🇴 për mbështetjen ndaj Programit WCO A-CIP, që ka ndihmuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integritetit.
Pjesëmarrja e Kosovës rikonfirmon përkushtimin ndaj integritetit, transparencës dhe qeverisjes së mirë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të garantuar tregti të drejtë, mbrojtje të të hyrave dhe siguri për shoqërinë.




