Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar në Aeroportin e Gjakovës trajnimin “Taktika me njësi të vogla”, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale në nivel ekipi, skuadre dhe togu.
Gjatë trajnimit janë zhvilluar ligjërata dhe ushtrime praktike që përfshinë procedurat e udhëheqjes së trupave, lidershipin, përdorimin e armatimit, formacionet e lëvizjes, reagimin në kontakt, bazat patrulluese, topografinë dhe organizimin e pritës.
Ky trajnim ka ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa kursantët kanë përfunduar me sukses testimet fizike, përfshirë Testin Fizik Standard të FSK-së, Testin “Rangers” dhe marshimin 13 km brenda kohës së paraparë.




