Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Agron Haradinajn përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.
Me fjalët “I paharruar kujtimi për ty, Agron Haradinaj!”, Haradinaj ka shprehur respektin dhe mallin e tij, duke rikujtuar figurën dhe kontributin e Agron Haradinajt.
Postimi është pritur me reagime dhe komente të shumta nga qytetarë dhe bashkëpunëtorë, të cilët i janë bashkuar mesazhit përkujtimor.




