Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendi i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Iran, duke i cilësuar sulmet e partnerëve amerikanë ndaj regjimit iranian dhe vrasjen e Ali Khamenei si një moment me rëndësi globale, me implikime edhe për Kosovën.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj e përshkroi regjimin iranian si armiqësor ndaj Kosovës, duke theksuar se Irani historikisht ka kundërshtuar pavarësinë e saj dhe ka ndikuar në pengimin e njohjeve ndërkombëtare.
Sipas tij, një ndryshim regjimi do të sillte demokratizim të brendshëm dhe riorientim të politikës së jashtme drejt vendeve perëndimore, përfshirë edhe mundësinë e njohjes së Kosovës, duke përmendur si shembull zhvillimet pas largimit të Bashar al-Assad në Siria.




