Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Peleshi fillimisht është takuar me homologen e tij, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ai gjithashtu ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Vizita është në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.




