Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Kurti e bëri njoftimin gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo do të jetë tema kryesore e takimit.
Ky është takimi i dytë mes tyre për të njëjtën çështje, pasi u takuan edhe javën e kaluar. Sipas afateve kushtetuese, 4 marsi është data e fundit për zgjedhjen e Presidentit; në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.




