Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Kurti nënvizoi se nevojitet një kandidat që siguron 80 vota në sallë dhe se brenda pak ditësh priten zhvillime pas takimeve edhe me liderët e tjerë politikë.
Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars, përndryshe vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.




