Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, priti Ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen, ku u diskutua për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Temat e bisedimeve përfshinë konceptin e mbrojtjes totale, përvojën dhe kontributin e Finlandës në zbatimin e këtij modeli, mundësitë për bashkëpunim në prokurimet e mbrojtjes, si dhe përparimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, duke rikonfirmuar rolin e Kosovës si partner kontribues në sigurinë ndërkombëtare.




