Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po monitoron me vigjilencë rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe ka intensifikuar inspektimet në të gjithë vendin për të mbrojtur konsumatorin. Ministria paralajmëron se do të vlerësojë vendosjen e rregullimit të çmimeve dhe masa të tjera mbrojtëse në rast luhatjesh të pajustifikuara. Qytetarët mund të raportojnë parregullsi në numrin pa pagesë 0800 11000 ose në e-mailin [email protected].




