Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takim nga Presidentja Vjosa Osmani.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Peleshi pritet të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkohë, ai ka realizuar një takim edhe me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vizita e tij po zhvillohet në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.




