Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke theksuar se lidhja ndërmjet dy vendeve është strategjike dhe e pathyeshme.
Osmani nënvizoi se uniteti dhe koordinimi i përbashkët janë garanci për paqe, stabilitet dhe të ardhmen euroatlantike.
Ajo shtoi se qëndrimi i përbashkët në kohë sfidash globale është forcë dhe siguri për të dyja vendet.




