Drejtoria Rajonale e Policia e Kosovës në Pejë ka sekuestruar pesë armë dhe sasi municioni gjatë një jave operacionesh intensive.
Sipas njoftimit, nga 23 shkurti deri më 1 mars 2026 janë konfiskuar disa pushkë, një pushkë gjuetie, një revole TT, një pistoletë Zoraki 917-T, si dhe karikatorë, fishekë dhe një thikë.
Personat e dyshuar janë intervistuar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.





