Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti Kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku Kryeministri i paraqiti propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti ka 7 ditë për dekretimin e ministrave. Pas dekretimit, ndryshimet do t’i kalojnë miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndryshimet kryesore përfshijnë:
Albana Koçiu – Zv.kryeministre (zëvendëson Belinda Ballukun)
Ferit Hoxha – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (zëvendëson Elisa Spiropalin)
Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë
Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm
Erjona Ismaili – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (zëvendëson Belinda Ballukun)
Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (zëvendëson Pirro Vengun)
Këto emërime pasojnë propozimet e bëra më 26 shkurt në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.




