Nga sot deri më 30 prill, kalimi në pikën kufitare të Morinit do të bëhet me kontrolle, pas përfundimit të periudhës së përshpejtuar që zgjati nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.
Marrëveshja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë parashikon që procedura e përshpejtuar të rikthehet nga 1 maji deri më 30 shtator për të lehtësuar fluksin gjatë sezonit veror.
Radhët e gjata të automjeteve po priten me mirëkuptim nga udhëtarët.




