Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka njoftuar për rritje të çmimeve të derivateve në vend, si pasojë e zhvillimeve të fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport të naftës kanë shtuar pasigurinë në tregjet globale, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun vendor. Vëmendja mbetet te Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin botëror të naftës, ku çdo pengesë reflektohet menjëherë në çmime.
Aktualisht, çmimet në Kosovë sillen:
Diesel: nga 1.18 € deri në 1.25 €
Benzinë: nga 1.17 € deri në 1.24 €
Përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë se lëvizjet e mëtejshme të çmimeve do të varen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe situata në rajonet kyçe të prodhimit dhe transportit të naftës.




