Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë se më 5 mars, në orën 10:00, do të mbahet seanca solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Ajo bëri të ditur se, përveç krerëve të shtetit, në seancë do të kenë fjalën edhe përfaqësues të grupeve parlamentare.
Në mbledhje është diskutuar edhe propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas Haxhiut, anëtarët e Kryesisë kanë kërkuar informacione shtesë për plotësimin e dokumentacionit përkatës, ndaj kjo çështje do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme.
Gjithashtu, Kryesia ka shqyrtuar disa kërkesa që lidhen me Projektligjin për Parandalimin e Dhunës në Familje, një nismë qytetare. U dakordua që të zhvillohet një takim me nismëtarët për të diskutuar më tej përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj nisme.
Në mbledhje u trajtuan edhe disa çështje të tjera të natyrës administrative./EO/




