Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pas përfundimit të pyetjeve nga Prokuroria, me kundërpyetje ka vazhduar mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon. Dëshmitari, pjesë e stafit të Prokurorisë, deklaroi se nuk ka lexuar dosjet e palëve, por ka qasje në dokumentet e çështjes. Seanca më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura për publikun.
Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, po përballet me akuza për krime lufte dhe për pengim të administrimit të drejtësisë.




