Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mohuar që partia e tij ka propozuar një kandidat për President, pas raportimeve se kryeakademikja Justina Pula mund të ishte zgjedhja e PDK-së.
Hamza tha se partia ka diskutuar vetëm parime dhe dëshiron që vendi të ketë një president të dinjitetshëm, brenda ose jashtë strukturave të partisë.
Ai theksoi se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe se të gjitha lajmet për kandidatin janë thjesht spekulime.




