Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përfundoi dëshmia e ekspertit të kriminalistikës, Koen Herlaar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë.
Mbrojtja e të akuzuarit Isni Kilaj, përfaqësuar nga avokati Joe Holmes, e konsideroi dëshminë të paplotë dhe kërkoi shtatë ditë për të dorëzuar parashtrime lidhur me këtë.
Gjyqtari Christoph Gosnell vendosi pushim të shkurtër dhe njoftoi se pas tij do të merret vendim për kërkesën e mbrojtjes. Seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës.




