Në një postim të fundit, Eman Rrahmani shprehet se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë një qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare.
Ai paralajmëron se kjo sjellje rrezikon vendin, shoqërinë dhe demokracinë.
Sipas Rrahmanit, qytetarët sot kanë vetëm dy rrugë: ose të shkojnë në zgjedhje të reja për t’i dhënë vendimin popullit, ose të heshtin, duke lejuar që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë me prirje diktatoriale.




