Galatasaray ka konfirmuar se është ndëshkuar nga UEFA pas incidenteve me tifozët gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Juventus, e zhvilluar më 25 shkurt 2026.
Bordi Disiplinor i UEFA-s i ka shqiptuar klubit turk një gjobë prej 40 mijë eurosh dhe ka vendosur që ndeshja e ardhshme jashtë fushe në Ligën e Kampionëve të luhet pa praninë e tifozëve.
Klubi ka njoftuar se do ta apelojë vendimin në organet përkatëse të UEFA-s.
Ndeshja e radhës jashtë fushe për Galatasaray është përballja kundër Liverpool në fazën e 1/8-tës së finales, çka nënkupton se takimi në “Anfield” mund të zhvillohet pa mbështetjen e tifozëve turq, nëse sanksioni mbetet në fuqi.




