Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk mund të thërrasë seancë për zgjedhjen e presidentit pa pasur së paku dy kandidatë të vlefshëm, siç kërkon Kushtetuta dhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Ajo bëri të ditur se deri tani është pranuar vetëm kandidatura e Glauk Konjufca, e mbështetur nga 30 deputetë. Haxhiu theksoi se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 5 mars dhe ftoi deputetët që të propozojnë edhe një kandidat tjetër për të nisur procedurën.




