Komisioni për Buxhet ka miratuar fushëveprimin e tij me nëntë vota për, pa asnjë kundër apo abstenim, ndërsa nuk ka kaluar propozimi për të obliguar ministritë të raportojnë drejtpërdrejt në këtë komision.
Kryetari i Komisionit, Enver Haliti, theksoi se komisioni është funksional dhe i përhershëm, me përgjegjësi për shqyrtimin e projektligjeve buxhetore, raporteve financiare, marrëveshjeve ndërkombëtare me implikime financiare dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave në fushën e financave publike.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, propozoi që në fushëveprim të përfshihet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të ministrive, por propozimi nuk mori votat e mjaftueshme. Haliti vlerësoi se ndryshimi nuk është i nevojshëm dhe mund ta komplikojë punën e Komisionit.




