Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja në rrethanat aktuale ndërkombëtare.
Në një reagim në Facebook, ai ka theksuar se bota po përballet me tensione serioze dhe konflikte në Lindjen e Mesme, çka sipas tij rrit pasiguritë globale, përfshirë ngritjen e çmimeve të naftës dhe sfida të tjera ekonomike e të sigurisë.
Krasniqi ka paralajmëruar se dështimi për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit mund të shtojë rrezikun për stabilitetin e vendit, duke theksuar se në një situatë të tillë Kosova nuk e ka luksin të hyjë në zgjedhje të parakohshme.




