Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është po aq kureshtar sa qytetarët për emrin e presidentit të ri. Ai tha se përgjigja e saktë do të dihet shumë shpejt, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar.
“Është çështje orësh deri sa t’i marrim vesh të gjitha bashkë,” tha Kurti, duke nënvizuar se procesi po vazhdon në koordinim me deputetët./EO/




