Ministrja e MINT Mimoza Kusari ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të derivateve të naftës pas rritjes së menjëhershme të çmimeve si pasojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
Marzha tregtare maksimale e lejuar përcaktohet:
Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër
Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër
Vendimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun vendor. Inspektorët do të monitorojnë zbatimin e tij, ndërsa çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës.




