Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se partia nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit pa emra konsensual dhe pa marrëveshje politike.
Ajo theksoi se LDK nuk mund të kandidojë kandidat të ri për shkak të numrit të deputetëve, dhe se në takimet me kryeministrin Albin Kurti nuk janë diskutuar emra të veçantë./EO/
Lushaku shtoi se partia nuk është për bojkot dhe se vendimi për sjelljen në seancë do të merret duke marrë parasysh kandidaturat dhe përkrahjen e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve.




