Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet dhe në frymën e konsensusit kushtetues.
Sipas LDK-së, takimet mes partive kanë qenë konsultative për të gjetur një kandidat konsensual, por qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton përpjekje serioze për marrëveshje të përbashkët, duke e trajtuar procesin si garë politike.
LDK vlerëson se kjo qasje rrezikon kalimin e afateve kushtetuese dhe mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja, në vend të sigurimit të stabilitetit institucional.




