KESCO ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 bizneset me mbi 50 punonjës ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara, por do të kalojnë në tregun e hapur, sipas kërkesës së Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Bizneset duhet të zgjedhin një furnizues të licencuar dhe ta nisin procedurën e ndërrimit të paktën 21 ditë pune para hyrjes në fuqi të kontratës.
Në të kundërtën, do të furnizohen përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit deri në 60 ditë.




